Aksion antidrogë në Shkup, arrestohen dy persona me marihuanë

Policia e Shkupit ka arrestuar dy persona gjatë kontrolleve në zonat e Bit Pazarit dhe Karposhit.

Sipas MPB-së, te M.C. (34) dhe D.D. (27), të dy nga Shkupi, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

“Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse,” njofton Policia.