17 vjet në vendnumëro! Alarmi i Bankës Botërore për Maqedoninë

Maqedonia arriti të kalojë nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme të larta në më pak se dy dekada, por më pas progresi u ngadalësua ndjeshëm. Në 17 vitet e fundit, vendi ka mbetur në të njëjtin nivel zhvillimi dhe konvergjenca drejt standardit të jetesës së Bashkimit Evropian po përparon më ngadalë sesa në disa vende të rajonit

Maqedonia arriti të kalojë nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme të larta në më pak se dy dekada, por më pas progresi u ngadalësua ndjeshëm. Në 17 vitet e fundit, vendi ka mbetur në të njëjtin nivel zhvillimi dhe konvergjenca drejt standardit të jetesës së Bashkimit Evropian po përparon më ngadalë sesa në disa vende të rajonit. Ky është një nga mesazhet kryesore nga Raporti i ri i Rritjes dhe Punësimit i Bankës Botërore – “Maqedonia e Veriut: Shpëtimi nga Kurthi i të Ardhurave të Mesme”, shkruan gazeta KOHA.

Me fjale tjera, Banka Botërore vlerëson se Maqedonia e Veriut ka arritur përparim të konsiderueshëm ekonomik, por paralajmëron se pa reforma strukturore, rritja e PBB-së mund të ngadalësohet në 2.4 për qind deri në vitin 2050. Ekspertët e Bankës Botërore identifikojnë tre dobësi kryesore strukturore që pengojnë produktivitetin vendas: si Investimet në “tulla” në vend të teknologjisë. Edhe pse vendi po investon, paratë nuk po shkojnë në vendin e duhur. Plot dy të tretat (pothuajse 66 për qind) e investimeve totale janë të përqendruara në ndërtim, ndërsa rritja e produktivitetit të faktorëve totalë (TFP) ka qenë në territor negativ të vazhdueshëm që nga vitet 2010. Investimet në sektorë me produktivitet të lartë, siç janë Teknologjia Informatike dhe shërbimet profesionale, janë margjinale.

Gjithashtu, konkurrenca në tregun vendas është shtrembëruar rëndë. Në 10 nga 14 sektorë ekonomikë, vetëm katër firma kryesore kontrollojnë më shumë se gjysmën (50 për qind) të të ardhurave totale. Përveç kësaj, shteti ende ka pjesëmarrjen e vet në pothuajse gjysmën e firmave që operojnë në sektorë konkurrues. Biznesi gjithashtu vuan nga dobësitë institucionale – 11 për qind e kompanive përmendin korrupsionin si pengesën më të madhe dhe 18.4 për qind pranojnë se u japin “dhurata” zyrtarëve publikë për të kryer punë.

Njëherësh, kapitali njerëzor është në plakje dhe pasqyra demografike nuk është e mirë. Për shkak të emigrimit masiv dhe plakjes, popullsia në moshë pune do të përgjysmohet deri në vitin 2070. Deri në vitin 2040, Maqedonia do të bëhet një vend “super i vjetër” me mbi 20 për qind të popullsisë mbi moshën 65 vjeç. Nga ana tjetër, fuqia punëtore e disponueshme shfrytëzohet dobët: gratë marrin pjesë në tregun e punës me 19 pikë përqindjeje më pak se burrat, plot 24 për qind e të rinjve janë në të ashtuquajturën kategori NEET (të papunësuar, jo në arsim) dhe 22 për qind e punonjësve janë të mbikualifikuar për pozicionet që mbajnë.

Pra,modeli aktual i rritjes, i nxitur nga konsumi privat dhe investimet e huaja me vlerë të shtuar më të ulët dhe intensitet të lartë importi, po arrin kufijtë e tij . Problemi është produktiviteti i ulët, struktura e investimeve, konkurrenca e dobët, cilësia e institucioneve, por edhe kapitali njerëzor në rënie dhe i nën shfrytëzuar. Maqedonia rrezikon stanjacion afatgjatë nëse nuk zbaton reforma strukturore, paralajmëron Banka Botërore në raportin e saj të fundit. Sipas analizës, pa reforma, rritja e PBB-së mund të ngadalësohet në 2.4 për qind deri në vitin 2050, ndërsa një axhendë reformash mund ta rrisë atë në 3.8 për qind dhe të krijojë rreth 250,000 vende pune më shumë dhe më të paguara.

Në një raport të, Banka Botërore vlerëson se konvergjenca e Maqedonisë së Veriut drejt niveleve të të ardhurave të Bashkimit Evropian është më e ngadaltë se ajo e vendeve të rajonit. Se sa ngadalë po mbyllet hendeku me Evropën, tregohet nga krahasimi me fqinjët. Në dekadën e fundit, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi e kanë ulur hendekun e të ardhurave me mesataren e BE-së me shtatë deri në dhjetë pikë përqindjeje, ndërsa Maqedonia ka përparuar me rreth katër pikë përqindjeje.

Sanja Madzareviç Shujster, ekonomiste e Lartë në Bankën Botërore, theksoi gjatë prezantimit të raportit se analiza jo vetëm ofron një përmbledhje të zhvillimit të kaluar, por edhe një vështrim në të ardhmen. Ajo vlerësoi se përmirësimi i situatës ekonomike ka ecur paralelisht me uljen e varfërisë, e cila është ulur në pothuajse një të tretën e nivelit të mëparshëm. Sipas saj, shkalla e papunësisë sot është rreth 11 për qind, ndërsa dy dekada më parë arrinte në rreth 35 për qind. Raporti pohon se modeli aktual i rritjes, i nxitur nga konsumi privat dhe investimet e huaja direkte me vlerë të ulët të shtuar dhe intensitet të lartë importi, si dhe një përqendrim të lartë të eksporteve në një numër të vogël tregjesh dhe produktesh, po arrin kufijtë e tij.

Banka Botërore sugjeron më shumë investime në teknologji, inovacion, reforma dhe shfrytëzim më të mirë të fuqisë punëtore.”Nëse kjo paketë reformash që ne propozojmë kombinohet , ajo do të rrisë rritjen ekonomike nga 2.4 në 3.8 për qind mesatarisht, dhe do të kontribuojë drejtpërdrejtë në 190 mijë vende pune më të paguara dhe rreth 60 mijë vende tjera pune. Pra, rritja e pagave do të jetë rreth 25 për qind në terma realë në këtë periudhë”, tha Sanja Madzareviç Shujster.

Megjithatë, institucioni vlerëson se Maqedonia e Veriut ka mundësi të konsiderueshme për të përshpejtuar produktivitetin, për të forcuar konkurrueshmërinë dhe për të përmirësuar standardet e jetesës.

Raporti propozon një agjendë reformash të bazuar në tre shtylla të ndërlidhura: përmirësimin e qeverisjes ekonomike dhe konkurrencës, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike dhe menaxhimin më të mirë të ndërmarrjeve shtetërore, si dhe nxitjen e integrimit teknologjik, efikasitetit të energjisë dhe inovacionit.Sipas skenarit të parë të raportit, nëse nuk ndërmerret asgjë, rritja e PBB-së do të ngadalësohet më tej dhe deri në mesin e shekullit Maqedonia e Veriut do të arrijë vetëm 55 për qind të të ardhurave mesatare në BE. Skenari i dytë parashikon që ndryshimet e qëndrueshme strukturore mund të sigurojnë një rritje mesatare vjetore prej 3.8 për qind.

Maxhareviq Shujster vuri në dukje se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm ekonomikë përpara në dy dekadat e fundit përmes hapjes së ekonomisë, lidhjes tregtare dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Ajo vuri në dukje se vendi ka kaluar me sukses nga një ekonomi me të ardhura të ulëta-mesatare në një ekonomi me të ardhura të larta-mesatare, por paralajmëroi se vendet e tjera në rajon kanë përparuar më shpejt drejt standardeve evropiane.

Receta e reformës përqendrohet në tre fusha: qeverisje më e mirë ekonomike dhe konkurrencë më e fortë; integrim më i madh teknologjik, inovacion dhe efikasitet energjetik; dhe zhvillim dhe shfrytëzim më i mirë i kapitalit njerëzor. Banka Botërore vlerëson se reformat duhet të krijojnë kushte që kompanitë vendase të lëvizin drejt prodhimit dhe shërbimeve me vlerë të shtuar më të lartë, në vend të rritjes që mbështetet kryesisht në punën e lirë, konsumin dhe investimet në infrastrukturë. Kundër skenarit gri të stagnimit, raporti ofron një alternativë optimiste nëse zbatohen reforma urgjente, të ndara në tre shtylla: forcimi i qeverisjes ekonomike, integrimi teknologjik (përfshirë futjen e një takse karboni për shkak të rregulloreve të BE-së CBAM) dhe mobilizimi i fuqisë punëtore.

Banka Botërore vlerëson se vendi ka ende hapësirë për ndryshim, por kjo varet nga angazhimi politik, kapaciteti institucional dhe, mbi të gjitha, nëse reformat do të zbatohen realisht.”Maqedonia e Veriut ka përgatitur strategji të mira në të kaluarën, por problemi ka qenë gjithmonë në zbatimin e tyre. Ajo që nevojitet tani është një angazhim i fortë politik që nuk do të ndryshojë me çdo ndryshim qeverie, si dhe institucione të forta dhe të pavarura. Procesi i pranimit në BE është një mundësi historike që duhet të përdoret si spirancë për këto ndryshime. Dritarja e mundësive po mbyllet me shpejtësi, vendimi u takon politikëbërësve vendas”, thekson Banka Botërore.