Edhe sot, përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur një gur në formën e një tavoline, si një simbol i ftesës së kreut të qeverisë për dialog me të rinjtë, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Ky ndryshim vjen pasi studentët, gjatë protestave të ditëve të fundit, u kanë vënë flakën karrigeve të dialogut dhe kanë rrokullisur gurët e vendosur më herët nga kryeministri, duke shprehur në këtë mënyrë refuzimin e tyre për t’u ulur në bisedime.


