Një butik në qendër të Mitrovicës ka vendosur që nga dita e djeshme t’ua ndalojë hyrjen zyrtarëve të misioneve ndërkombëtare UNMIK dhe EULEX.
Njoftimi për ndalesën është vendosur në tri gjuhë – shqip, anglisht dhe polonisht.
Ky i fundit duket se është vendosur për t’iu përcjellë mesazhi edhe pjesëtarëve të EULEX-it, pasi një pjesë e zyrtarëve të këtij misioni në Mitrovicë janë me origjinë polake.
Për këtë çështje ka raportuar në emisionin “Ora 7” të Klan Kosova korrespondenti nga Mitrovica, Urall Boshnjaku.
Vendimi i pronarit të këtij butiku vjen si shenjë pakënaqësie lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së


