(VIDEO) Më shumë se 20 dyqane u dogjën nga zjarri në Shuto Orizare – nuk ka persona të lënduar

Një zjarr i madh ka shoërthye në Shuto Orizarë dhe ka përfshirë objekte afariste duke djegur mbi 20 dyqane.

Video Player

00:00
00:41

Në shuarjen e zjarrit, sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), u angazhuan 15 zjarrfikës dhe gjashtë automjete të Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa ndërhyrja zgjati më shumë se tre orë.

Ende nuk ka informacione për shkaqet e mundshme të zjarrit, përkatësisht se çfarë e shkaktoi atë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thonë se në vendngjarje do të kryhet ekspertizë dhe se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Një zjarr i madh shpërtheu gjatë natës në një objekt tregtar në Komunën e Shuto Orizares në Shkup. Sipas informacioneve të MPB-së, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por është shkaktuar dëm i madh material.

Në flakët që shpërthyen pak pas orës 3:00 të mëngjesit u përfshinë nga zjarri më shumë se 20 dyqane, të gjitha në pronësi të një personi.

“Sot (11.09.2026), rreth orës 03:20, në SPB Shkup është raportuar se në një qendër tregtare në territorin e Shuto Orizares janë përfshirë nga zjarri më shumë se 20 dyqane me tekstil dhe mallra të tjera, në pronësi të S.S., të cilat i kishte dhënë me qira. Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarri – Shkup. Persona të lënduar nuk ka”, njoftojnë nga MPB.

Deri tani nuk ka informacione për shkaqet e mundshme të zjarrit dhe se çfarë e ka shkaktuar atë.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se në vendngjarje do të kryhet ekspertizë dhe se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Përmasat e zjarrit, përveç pamjeve video të publikuara nga portali “4 News”, dëshmohen edhe nga numri i zjarrfikësve dhe automjeteve të angazhuara në shuarjen e tij, si dhe nga kohëzgjatja e ndërhyrjes.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, njoftuan se 15 zjarrfikës dhe gjashtë automjete zjarrfikëse kanë luftuar me flakët nga ora 03:31 deri në 06:45 të mëngjesit.

Sipas informacioneve të QMK-së, zjarri përfshiu një objekt tregtar në rrugën “Indira Gandhi”, në Komunën e Shuto Orizares.