Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët që kanë përfituar bursë në vitet e kaluara dhe i plotësojnë kushtet e përcaktuara me kontratë, se aplikimi për vazhdimin e bursës bëhet nga 1 deri më 30 tetor 2026.
Për aplikim, studentët duhet të ngarkojnë elektronikisht këto dokumente:
* vërtetimin për regjistrimin e semestrit ose vitit të ardhshëm;
* vërtetimin për provimet e dhëna;
* formularin UPPI, të plotësuar dhe të vërtetuar nga fakulteti, që dëshmon plotësimin e kushteve për përqindjen e provimeve të dhëna dhe suksesin mesatar;
* indeksin nga semestri i parë deri te semestri i fundit i verifikuar.
Dokumentet dorëzohen përmes platformës elektronike e-uslugi.mon.gov.mk.
Për informacione shtesë, studentët mund të kontaktojnë Ministrinë në adresën: [email protected].
Burimi: MIA


