Një manifestim në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paralajmëruar të mbahet këtë të diel në Gjenevë të Zvicrës.
Sipas njoftimit, tubimi do të zhvillohet në “Sheshin e Kombeve të Bashkuara”, duke filluar nga ora 14:00.
Me sloganet kryesore “Jo në emrin tim” dhe “Paanshëm, për atdhe”, organizatorët synojnë që përmes këtij tubimi të përcjellin mesazhin e mbështetjes ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Manifestimi vjen në kuadër të reagimeve pas zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.


