Shasivari takon drejtoreshën e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime: Në fokus reformat ligjore dhe administrata publike

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar takim me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (CUP), Neda Maleska Saçmaroska. Në takim u diskutua për avancimin e zgjidhjeve ligjore, reformën e administratës publike, transparencën dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

“Realizova takim me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (CUP), Neda Maleska Saçmaroska.

Diskutuam për çështje që lidhen me avancimin e zgjidhjeve ligjore, reformën e administratës publike, qeverisjen e mirë, transparencën dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Theks të veçantë i kushtuam ndryshimeve në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe akteve të tjera në “Gazetën Zyrtare”, i cili ishte publikuar në ENER për konsultim dhe dhënie të mendimeve dhe propozimeve.

Takimi u zhvillua në frymë konstruktive, me gatishmëri të përbashkët për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët”, deklaroi Shasivari.