Sekuestrohet arsenal armësh e municion në Gjilan, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan nën dyshimin për shitblerje dhe furnizim të paautorizuar me armë, teksa një i dyshuar i tretë ndodhet ende në kërkim policor.

Sipas PK-së, për rastin që raportohet të ketë ndodhur më 10 gusht të këtij viti në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, gjatë kontrollit të kryer nga forcat e rendit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 6 pushkë gjuetie, 6 pistoleta, 1 armë e gjatë, 1 pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 4 leje të armëve, Para të gatshme dhe dy telefona celularë.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, teksa vijojnë kërkimet për kapjen e personit të tretë.

Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan / 10.08.2026 – 11:00. Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ndërsa njëri ndodhet ende në kërkim policor, nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur. Gjatë kontrollit janë gjetur 6 pushkë gjuetie, 6 pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë (kalibrave të ndryshme), 4 leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.