Rreth 45 amvisëri lidhen me rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën “Avram Pisevski” në Çair

Punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në krahun e rrugës “Avram Pisevski”, në lagjen Gazi Babë, po hyjnë në fazën përfundimtare. Në bashkëpunim me NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” është realizuar lidhja e këtij krahu me ujësjellësin kryesor, duke përfunduar kështu ndërtimin e rrjetit të ri.

Në rrjetin e ri tashmë janë lidhur rreth 45 amvisëri, ndërsa punimet janë realizuar sipas standardeve të larta të realizimit dhe cilësisë. Punimet në terren i ndoqi nga afër kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi.

Projekti realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Me përfundimin e kësaj faze krijohen kushtet për të kaluar në fazën e radhës, që parasheh asfaltimin e plotë të rrugës “Avram Pisevski”.