Grupi i cili këmbëngul për reforma dhe që akuzon për mungesë të dialogut në LSDM, u bë bashkë me partinë E Majta dhe Partinë serbe. Në tribunën publike të platformës “12:05-Biseda për të ardhmen”, përfaqësuesi i grupit, Igor Ivanovski, tha se synimi është krijimi i një fronti të përbashkët opozitar për të kundërshtuar politikat e pushtetit.
Ivanovski kundërshtoi akuzat e liderit socialdemokrat, Venko Filipçes se bëhet fjalë për një grup siç i quajti “mercenar të pushtetit” dhe për një “grushtshtet” brenda LSDM-së. Sipas tij përgjegjësia tani është te Filipçe që, përmes veprimeve të tij, ta rikthejë vendimmarrjen te anëtarësia e partisë.
“Unë e di që Venko Filipçe e ka vështirë dhe do ta ketë akoma më të vështirë, por nuk mundet që LSDM-ja ta ketë edhe më vështirë. Ai ka mundësi që, me veprimet e veta, të ndihmojë që kjo parti, e cila për momentin është e robëruar, t’u kthehet anëtarëve dhe, përmes procedurave normale të vendos anëtarësia.2:09 – 2:29 “Duam të krijojmë një front të vërtetë, real dhe të qëndrueshëm opozitar, i cili do të ketë një detyrë të përbashkët, e ajo është ta mposhtë këtë qeveri, këtë pushtet që gjeneron politika të gabuara dhe të këqija, dhe thjesht ta artikulojë pakënaqësinë në rritje të opozitës në vend”, deklaroi Igor Ivanovski – Grupi për reforma në LSDM.
Deputeti dhe zëdhënësi i së Majtës, Amar Mecinoviq tha se mosdënimi i LSDM-së ndaj VMRO-DPMNE-së dhe mungesa e një qëndrimi të qartë opozitar dëshmojnë, sipas tij, se partia e Filipçes nuk ka ndërmend të luftojë kundër pushtetit. Ai përmendi Strumicën, për të cilën tha se iu “dhurua” VMRO-DPMNE-së dhe raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Qytetin e Shkupit.
”E majta është parti parlamentare me pozicione të qarta që do t’i thotë në këto bisedime dhe kemi përgjegjësi të bisedojmë me të gjitha elementet opozitare në shoqëri për mobilizim potencial të përgjigjes kundër qeverisë, e përfaqësuar nga VMRO DPMNE-ja. Problemi është që ndodh pasi është e qartë se LSDM-ja nuk ka ndërmend të luftoje kundër këtij pushteti”, tha Amar Mecinoviq, E majta.
Platforma e re 12:05 përbëhet nga Sllavjanka Petrovska, Igor Ivanovski, Andrej Petrov, Gordan Georgiev, Nikola Qurçiev dhe Emilijan Stankoviq, të cilët këmbëngulin për reforma brenda-partiake dhe kërkojnë largimin e Venko Filipçes nga posti i kryetarit të LSDM-së.


