Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës – zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Sipas burimeve, deputetë të partive opozitare kanë ndërmarrë hapa konkretë për inicimin e kësaj seance, duke nisur procedurat për sigurimin e nënshkrimeve të nevojshme.
Kërkesa për shpërbërjen e Gjykatës Speciale është ngritur edhe nga ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell.


