Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, pas votimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pro kandidates së Listës Serbe për nënkryetare të Kuvendit, Tanja Vujoviq.
“Sot paskan vendos mos me qenë patriota me ‘popullin serb’. Para dy dite po. Sot, jo. Patriotizmi, sot në Vetevendosje e paska pushim! Pamje historike”, ka shkruar Rama.
Ai ka publikuar edhe një fotografi nga salla plenare, ku shihen deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Listës Serbe.


