Radiçevski nga VMRO-DPMNE: Premton çerdhe, rrugë, ura, internet falas dhe projektin dokumenti yt

Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojançe Radiçevski në fjalën  etij para të pranishmëve prezantoi programin e tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Bërvenicës duke premtuar ndërtimin e Bërvenicës si një vend më të mirë për të jetuar si një “Bërvenicë për të gjithë”, shkruan Top24

Në programin e tij para banorëve të kësaj komune Radiçevski theksoi se krahas investimit në rrugë, çerdhe të re, urë për dy fshatrat si në Meletinë dhe Çellopek po ashtu ai premtoi edhe internet falas dhe projektin “Dokumenti yt” ku qytetari do të mund të mer përmes këtij aplikacioni dokumentin e nevojshëm nga shtëpia pa pasur nevoj të vij në komunë.Top24