Prokuroria me detaje për aksidentin tragjik afër Aeroportit të Shkupit

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, një ekspert dhe ekipet hetimore të MPB-së kanë kryer hetim në vendngjarje pas një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën lokale Ilinden–Miladinovci, pranë bazës policore Brest, e cila ndodhet në afër të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, kur një automjet Opel Corsa, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Kumanova, është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Hyundai i30, të drejtuar nga një 51-vjeçar nga Marino.

Në aksident, në vendngjarje kanë humbur jetën drejtuesi i Hyundai-t dhe djali i tij 18-vjeçar, ndërsa vajza e tij 18-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda.

Me lëndime të rënda trupore janë plagosur edhe drejtuesi i Corsa-s dhe bashkëudhëtari i tij, i cili ishte i së njëjtës moshë. Të dy janë transportuar në spital në gjendje të rrezikshme për jetën.

Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsinë e dy personave të ndjerë.

Ndërkohë, po ndërmerren veprime për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.