Pesë migrantë janë zbuluar të fshehur në një automjet transportues që po sillte mallra nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit, migrantët u zbuluan nga doganierët në Tetovë. Ata kanë deklaruar se janë shtetas të Egjiptit.
Për rastin është njoftuar policia e Tetovës, së cilës i janë dorëzuar pesë personat për procedurë të mëtejshme.


