Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka nisur mbledhjen, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në këtë konferencë pritet të bëhet e ditur qëndrimi i organizatës lidhur me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
OVL të UÇK-së ka kundërshtuar më herët vendimin e Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe duke thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare.
Më shumë detaje priten pas përfundimit të mbledhjes dhe në konferencën për media që nis në orën 13:30.


