Murati: Pres të parashtrohet ankesë për aktgjykimin ndaj Thaçit! Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe pres që të gjendet para këshillit të apelit

Deputeti i Frontit Evropian, Sali Murati, pret që të parashtrohet ankesë për aktgjykimet e shqiptuara ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe besojmë se pretendimet nga aktgjykimi edhe një herë do të vlerësohen para Këshillit të Apelit, tha Murati.

Ky është një aktgjykim i shkallës së parë, i cili ende nuk është i formës së prerë dhe se rruga për ankesë, siç paralajmërojnë të gjithë ekspertët e së drejtës, është e hapur. Në kuadër të respektimit të kësaj, të sundimit të ligjit, sigurisë juridike dhe të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, mbajmë besimin se, e dini, atje nuk ka gjykatë të dytë, por ka Këshill të Apelit që vendos për ankesat dhe besojmë se pretendimet në aktgjykim, sepse ne tani nuk e dimë, dimë vetëm për dënimet, nuk e dimë ende përmbajtjen e të gjithë aktgjykimit, edhe një herë do të vlerësohen dhe do të shqyrtohen në dritën e drejtësisë, proporcionalitetit dhe fakteve historike”, tha Murati.