Moti i keq godet Indinë dhe Nepalin, të paktën 68 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën në Indi dhe Nepal si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës gjatë tre ditëve të fundit.

Në Nepal, autoritetet raportojnë 12 të vdekur dhe shtatë persona të zhdukur nga fatkeqësitë e lidhura me reshjet. Ndërkohë, 10 alpinistë dhe udhërrëfyes nepalezë rezultojnë të zhdukur pas një orteku në Himalaje.