LSDM: Mickoski e quan popullin “llum” në festimin e 35 vjetorit të pavarësisë, njësoj si në Ilinden

Në festimin e 35 viteve të Maqedonisë së pavarur, Mickoski kërkoi “të mos përçahet”, pastaj menjëherë kërcënoi se do të “pastrojë llumin” dhe u ul pranë prokurorit të shtetit Nenad Saveski. Njësoj si mentori i tij Vuçiç. Përsëri kopjo-paste. Së pari një fyerje, pastaj një thirrje për unitet, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Kjo parti e quan hipokrizi qasjen e Mickoskit kur flet për unitet dhe më pas siç shton LSDM kryeministri përdorënjë retorike fashiste duke ulur afër prokurorit të shtetit.
Hipokrizia në formën e saj më të pastër. Në përvjetorin e pavarësisë, kryeministri fillimisht flet për unitetin, për viktimat, për të ardhmen. Pastaj ai aktivizon të njëjtën retorikë të vjetër fashiste të fushatës “llum” që ka udhëhequr që nga Ilindeni, pas periudhave më të errëta. Dhe për ta bërë mesazhin të qartë si kristali, ai ulet pranë prokurorit të shtetit. Ky nuk është fjalim burrështetas. Ky është një kërcënim i hapur’’ thotë LSDM

Ndërsa Mickoski flet për drejtësi, LSDM thotë se llumi I kësaj partie të lidur me krimin nuk duhet të bëhet elite.
Ky është mesazhi: ne i kontrollojmë institucionet, ne do të “pastrojmë”, ne vendosim se kush është llumi dhe kush është VMRO, pra elita kriminale. Ndërsa ai flet për drejtësi dhe se “llumi nuk duhet të bëhet elitë”, Qeveria e tij është shembulli më i madh pikërisht i kësaj – tendera kriminale, huazim prej 4 miliardë eurosh në dy vjet, ryshfete edhe midis drejtorëve dhe shoferëve, divizione, frikësim i kritikëve dhe medias’’, thekson LSDM

Për këtë parti qytetarët nuk janë llum por, llum janë ata që abuzojnë me pushtetin

Qytetarët nuk janë llum. Opozita nuk është llum. Kritikët nuk janë llum. Llum janë ata që abuzojnë me pushtetin, që ndajnë njerëzit, që ulen pranë prokurorit dhe dërgojnë kërcënime në Ditën e Pavarësisë. LSDM do të vazhdojë të mbrojë demokracinë, lirinë e fjalës dhe të drejtën e çdo qytetari për të mos u etiketuar si “llum” vetëm sepse mendon ndryshe. Populli do të fitojë.Kriminelët do të mbahen përgjegjës.m Pushteti do t’u kthehet qytetarëve’’, përfundon komunikatën për media LSDM