Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani gjatë ditës së sotme ka pritur në takim dy profesionistë me përvojë mbi 30-vjeçare në fushën e zjarrfikjes dhe shpëtimit nga Oberhauzeni i Gjermanisë: Michael Jendrian, udhëheqës i njësisë zjarrfikëse, dhe Swen Züllighofen, zëvendës-udhëheqës i njësisë, shkruan Top24
“Vizita e tyre në Gostivar është një mundësi e rëndësishme për një vlerësim profesional të kapaciteteve operative të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit – Gostivar, përfshirë pajisjet, organizimin, procedurat e punës dhe nevojat për trajnim, si dhe për hartimin e rekomandimeve praktike dhe një programi të strukturuar trajnimi, bazuar në përvojën dhe praktikat e mira të Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Oberhausenit. Ky proces do të shërbejë si bazë për zhvillimin e kapaciteteve, trajnime të përbashkëta, përmirësimin e pajisjeve dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Gostivarit dhe Oberhausenit.
Vizita e ekspertëve zjarrfikës nga Oberhausen mbështetet nga Engagement Global me fonde të Shtetit Gjerman të Rhine-it Verior-Vestfalisë dhe Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.” shkruan Valbon Limani.


