Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në seancën e sotme parlamentare janë miratuar gjashtë propozim-ligje që prekin disa fusha, përfshirë drejtësinë, veprimtarinë komunale, ndërtimin, transportin rrugor, inspektimin sanitar dhe masat restriktive.
Sipas Gashit, Kuvendi miratoi:
Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtaritë komunale;
Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndërtim;
Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor;
Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor;
Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masa restriktive.
Ka njoftuar Gashi.


