Kaltrina Zekolli Shaqiri : Ohër–Kërçovë, edhe 10 kilometra më afër përfundimit të Korridorit 8

 

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka ndarë pamje nga punimet në segmentin Ohër–Kërçovë, duke theksuar progresin e arritur në ndërtimin e një prej segmenteve të rëndësishme të Korridorit 8.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zekolli Shaqiri bëri të ditur se punimet në zonën e Botunit po avancojnë dhe po i japin formë përfundimit të këtij segmenti të rëndësishëm rrugor.

“Ohër-Kërçovë, 10 kilometra më afër përfundimit! Punimet në Botun po i japin formë përfundimit të një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit 8”,deklaroi  Zekolli Shaqiri.

Segmenti Ohër–Kërçovë është pjesë e Korridorit 8, një nga projektet kryesore infrastrukturore që synon përmirësimin e lidhjes rrugore ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

https://www.facebook.com/share/r/1FGDjGfe1C/?mibextid=wwXIfr