Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria përballë Bjellorusisë!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, u ka dhënë sot dorën e fundit provave për atë që do të jetë testi i parë i kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Trajneri ka një objektiv të qartë që i është vendosur përpara, fitorja e grupit, ndaj ai ka vazhduar në mënyrën e tij, duke mos pyetur për emra.

Lëniua jashtë e Brojës dhe Bajramit për grumbullimin duke marrë për bazë formën e tyre, po vazhdon edhe me zgjedhjet që pritet ë bëjë për rreshtimin në ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë.

Nga stërvitja e fundit e zhvilluar sot, ka dalë në pah fakti se trajneri do të bëjë disa lëvizje të rëndësishme në rreshtimin e tij.

Në portë pritet të jetë Berisha, me dyshen e kolauduar Gjimshiti-Ismajli në qendër. Në të djathtën pritet të aktivizohet Hysaj, ndërsa në të majtën parashikohet të aktivizohet Pilo dhe jo Mitaj. Ndonëse Mitaj ka qenë i paprekshëm në vitet e fundit, duket se Maran ka marrë për bazë formën që po kalojnë dhe minutat në fushë të dy lojtarëve, duke i besuar futbollistit të AEK një fanellë titullari.

Sa i përket mesfushës, dyshja Asllani-Ramadani parashikohet ta nisë nga fillimi me Muçin që vepron para tyre. Hoxha në të majtën dhe Seferi në të djathtën do të jenë në mbështetje të Manajt në majën e sulmit.