Gazetarja e Euronews: “Artan Grubit i ngritën aktakuzë vetëm pse drejtoi mbledhjen e Qeverisë. Sikur të ishte maqedonas, kjo nuk do të ndodhte kurrë – vetëm sepse është shqiptar!”

Gazetarja e Euronews Albania, gjatë një analize publike për rastin e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ka deklaruar se aktakuza ndaj tij është ngritur vetëm për faktin se ai ka drejtuar një mbledhje të Qeverisë.

Sipas saj, një veprim i tillë nuk do të kishte sjellë ndjekje penale nëse bëhej fjalë për një funksionar maqedonas.

“Artan Grubit i ngritën aktakuzë vetëm pse drejtoi mbledhjen e Qeverisë. Sikur të ishte maqedonas, kjo nuk do të ndodhte kurrë – vetëm sepse është shqiptar!”, është shprehur gazetarja.

Deklarata ka nxitur reagime në opinion, pasi prek çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve, barazinë para ligjit dhe trajtimin e zyrtarëve publikë.