E çuditshme, ish-funksionarët e BDI-së urojnë 8 Shtatorin – Pavarësinë e Maqedonisë
Një fenomen i çuditshëm po ndodh në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Ish-funksionarë të BDI-së kanë filluar ta duan këtë shtet, herë duke uruar festat shtetërore e herë duke uruar edhe festat fetare miqve të tyre maqedonas.
Nuk e mbaj mend ose ndoshta nuk e kam parë më herët se këta ish-funksionarë kanë postuar urime e urata për festat shtetërore dhe fetare maqedonase. Mund edhe të gaboj, por sot po shoh në masë të madhe se si gati gjithë BDI-ja po e uron Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë.
Unë e di se ata nuk e duan e as është pjesë kulturore urimi i tyre, më shumë mendoj se i “otvaratën” kryeministrit dhe të duken sikur BDI-ja është bërë parti moderne, e cila e do shtetin.
Kjo mund të jetë edhe si rezultat kur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, vendosi pas 24 vitesh flamurin maqedonas në zyrën e tij dhe tash po shohim gati gjithë BDI-ja po e uron festën e Pavarësisë së Maqedonisë.
Ky lloj komunikimi, qoftë kulturor, qoftë për t’u dukur modern, mendoj se nuk është ura që mund t’i sjellë në pushtet!
Mos të harrojmë se krahas urimeve të ish-funksionarëve të BDI-së, edhe gazetari i portalit TetovaSot, Nevri Ademi, e ka uruar këtë ditë feste.
Për Nevri Ademin nuk e di pse e ka uruar, ose ka qëllime më të mëdhaja. Nuk i dihet 


