Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me ministrin e Punës të Katarit, dr. Ali bin Said bin Samih Al-Mari. Në takim u diskutua për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Katarit dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit.
Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ekonomik, investimeve, energjetikës dhe turizmit. Të dyja palët shprehën interes për krijimin e partneriteteve konkrete dhe nxitjen e investimeve mes dy vendeve.
Gashi dhe Al-Mari diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin në arsim dhe kulturë, me qëllim forcimin e lidhjeve mes qytetarëve të dy vendeve.
Në takim u vlerësua se Maqedonia e Veriut dhe Katari kanë një bazë të mirë për thellimin e marrëdhënieve dhe për zhvillimin e projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët.
Të dy zyrtarët konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin e dialogut dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve.


