Michela Persico ka reaguar me ironi ndaj valës së komenteve që pasuan zyrtarizimin e lidhjes së saj me Umberto Pengo, 47 vjeç. Ish-partnerja e mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani, iu përgjigj kritikave përmes disa postimeve në “Instagram”, duke prekur edhe arsyet e ndarjes së tyre.
“Zgjodha të mos fal dhe të vazhdoj përpara”, shprehet Persico, duke lënë të kuptohet se ndarja ka ardhur për shkak të një tradhtie.
Ajo ironizon gjithashtu komentet për lidhjen e saj të re, veçanërisht diferencën prej 12 vitesh në moshë me partnerin e ri.
“Vazhdoni të komentoni kështu, që të marr më shumë vëmendje dhe ndoshta të punoj edhe më shumë”, shkroi ajo me sarkazëm. Në një tjetër mesazh, Persico ironizoi edhe komentet që e kritikojnë për faktin se nuk fali ish-partnerin dhe se, një vit e gjysmë pas ndarjes, nisi një lidhje me një burrë 47-vjeçar.
Me këtë reagim, “showgirl”-i duket se ka zgjedhur t’u përgjigjet kritikëve duke përdorur pikërisht armën e saj më të fortë: ironinë.





