Ministri i i Marrëdhënive mes Bashkësive, Agon Ferati përmes një postimi në profilin e tij ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut për 35 vjetorin e pavarsisë duke shënuar se “Vendi ynë është shtëpia jonë e përbashkët. Ai bëhet më i fortë kur çdo qytetar ndihet i barabartë, i dëgjuar dhe i respektuar”, shkruan Top24
Postimi i plotë i ministrit Agon Ferati:
Me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u përcjell urimet e mia më të sinqerta të gjithë qytetarëve.
Vendi ynë është shtëpia jonë e përbashkët. Ai bëhet më i fortë kur çdo qytetar ndihet i barabartë, i dëgjuar dhe i respektuar. Në këtë përvjetor, le të riafirmojmë përkushtimin tonë për të forcuar besimin ndërmjet bashkësive, për të respektuar dallimet tona dhe për të krijuar më shumë mundësi për brezat e rinj. E ardhmja jonë ndërtohet së bashku, me kontributin e secilit prej nesh.
Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë!


