Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti në një reagim të tij ndaj ministrit të drejtësisë Jeton Shasivari rreth qëndrimit të këtij të fundit për gjykatën speciale i ka kujtuar Shasivarit se “Kosova nuk e ka harruar as pushtimin, as masakrat, as dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve nga shtëpitë e tyre”, shkruan Top24
Ahmeti me befasi më tej shkruan se:Edhe këtë e dëgjuam nga ju, dhe kjo nuk harrohet!Turp ju qoftë!
Postimi i plotë i Faton Ahmetit:
Ministër i VLEN-it, Kosova nuk e ka harruar as pushtimin, as masakrat, as dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.
Agresori ishte Serbia, ndërsa UÇK-ja ishte ajo që doli përballë tij dhe luftoi për lirinë e popullit.
Mos tentoni ta barazoni viktimën me agresorin dhe sakrificën me krimin. Edhe këtë e dëgjuam nga ju, dhe kjo nuk harrohet!
Turp ju qoftë!


