Një 48-vjeçar nga fshati Dollno Sedlarcë i Tetovës është arrestuar pasi dyshohet se për dy vite ka shantazhuar ish-partneren, duke i kërkuar para që të mos publikonte fotografi dhe video private me përmbajtje eksplicite. Sipas policisë, gruaja e ka denoncuar pasi materialet intime janë shpërndarë dhe publikuar pa autorizimin e saj nga i dyshuari dhe një person tjetër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar një telefon celular dhe një laptop. 48-vjeçari është ndaluar në polici, ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim përkatës penal.
Dy vite shantazh me videot intime, 48-vjeçari nga Tetova përfundon në pranga
Artikulli tjetër


