Djali i Jakup Krasniqit: Asnjë gjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën për UÇK-në

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit dhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar me një mesazh në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se UÇK-ja ka qenë, është dhe do të mbetet “historia më e lavdishme e popullit shqiptar”.

“UÇK ka qenë, është dhe do të mbetet historia më e lavdishme e popullit shqiptar”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se, falë luftës së UÇK-së, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri.

“Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka thënë se asnjë proces gjyqësor apo vendim nuk mund ta ndryshojë atë që e cilëson si të vërtetë historike.

“Asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike”, ka shkruar ai.

Në fund, deputeti i PDK-së e ka përshkruar UÇK-në si “vetë historinë tonë, krenarinë tonë dhe simbolin e luftës sonë për liri”.