Deputetët e PDK-së i bashkohen protestës në mbrojtje të UÇK-së

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mbahet protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), në shenjë revolte ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Protestës i janë bashkuar edhe deputetët e PDK, të cilët kanë mbërritur në shesh së bashku me qytetarët që po mblidhen në qendër të kryeqytetit.

Në shesh shihen flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa pritet që numri i pjesëmarrësve të rritet në vazhdim të protestës, e cila vjen pas reagimeve të shumta për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë