Daut Memishi: Sot po bëhet realitet një pritje e gjatë, çerdhja “Foleja” në Përshevcë hap dyert për fëmijët

Kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë lajmin e madh dhe të shumë pritur për shumë banorë të kësaj komune. Memishi sot ka ndarë vendimet për për punësimet në çerdhen “Foleja” në fshatin Përshefcë. Memishi thekson se “Kjo nuk është vetëm hapja e një çerdhe, por është hapja e një dere të re për fëmijët tanë, një mbështetje për prindërit dhe një investim në të ardhmen e komunitetit tonë”, shkruan Top24

Pas shumë vitesh pritje, zvarritje dhe premtime të pambajtura, sot po bëjmë realitet një nga premtimet që ua dhamë banorëve të Komunës së Tearcës. Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë që, si kryetar i Komunës, të ndaj vendimet për punësimet në çerdhen “Foleja” në fshatin Përshefcë. Kjo nuk është vetëm hapja e një çerdhe, por është hapja e një dere të re për fëmijët tanë, një mbështetje për prindërit dhe një investim në të ardhmen e komunitetit tonë.
Për shumë vite kjo çerdhe ishte vetëm një premtim. Sot, ajo po bëhet realitet.
Premtuam se do ta hapim dhe ajo po hapet. Ky është vetëm fillimi. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë që fëmijët tanë të kenë kushte më të mira dhe që çdo premtim i dhënë para qytetarëve të shndërrohet në vepër. 🤝
Sot, Tearca ka arsye të krenohet. Sot, fitojnë fëmijët tanë!