Ambasada e Japonisë: MASTERKLAS PËR KUZHINËN JAPONEZE

Më 29 shtator, Ambasada e Japonisë organizoi një masterklasë të kuzhinës japoneze në Shkollën e Mesme “Kole Nehtenin” në Shtip, e dedikuar për kuzhinierët e rinj dhe gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të gastronomisë.
Nxënësit dhe mësimdhënësit patën mundësinë të njihen me “Washoku”, kulturën tradicionale ushqimore japoneze, e cila bazohet në harmoninë mes përbërësve sezonalë, vlerave ushqyese dhe bukurisë vizuale të ushqimit. Washoku është e regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

Kjo do të na kushtojë si Buxhet, sipas llogaritjeve tona, vetëm në bazë të akcizave diku rreth 5 miliardë denarë, që për një ekonomi si e jona dhe një buxhet si i yni është një sakrificë e madhe duke shtuar se për shkak të TVSH-së së reduktuar, pra taksës së vlerës së shtuar, ai numër do të jetë edhe më i lartë. Po flasim për 6-7 miliardë, këto janë vlerësimet tona. Po shqyrtojmë mundësinë e një rishikimit të buxhetit, por ajo që është prioriteti ynë si Qeveri është të ruajmë standardin e jetesës së qytetarëve, të kontrollojmë nivelin e ulët të inflacionit dhe sigurisht të ruajmë çmimin më të ulët të karburantit jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë“, deklaroi Hristian Mickovski.

Ndërkohë, në fokus mbetet edhe inflacioni, i cili sipas kryeministrit, gjatë muajve të fundit ka lëvizur brenda intervalit 2 deri në 3 për qind.

“Inflacioni nuk ka marrë hov të konsiderueshëm për dy muaj rresht relativisht, ka qenë i kontrolluar dhe nën mesataren evropiane. Në korrik ishte 2.3 përqind, në gusht ishte 2.6 përqind, dhe të dhënat për shtatorin do të dihen së shpejti. Çdo gjë në rangun e 2-3 përqind është brenda diapazonit të pritur”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Me rishikimin e fundit të buxhetit në korrik të këtij viti, të ardhurat totale u rishikuan në 379.5 miliardë denarë, që është një rritje prej 1.2 për qind krahasuar me Buxhetin fillestar, dhe shpenzimet totale u rishikuan në 425.8 miliardë denarë ose 2.8% më shumë se parashikimet fillestare. Të dhënat nga Numëruesi Fiskal në faqen e internetit të Ministrisë së Financave tregojnë se deri më 29 shtator, Buxheti kishte realizuar të ardhura prej 259,3 miliardë denarësh, ose 68,34 për qind të të parashikuarave deri në fund të vitit, si dhe shpenzime prej 299,69 miliardë denarësh, ose 70,39 për qind të të parashikuarave.