Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Përmes një postimi në facebook, Gjini e ka cilësuar takimin si “vëllazëror”, ndërsa ka vlerësuar kontributin e Ahmetit në proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90.
“Vlerësova lart kontributin e tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe rolin e tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon”, ka shkruar Gjini.
Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë te situata pas zhvillimeve në Hagë.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë te situata pas zhvillimeve në Hagë”, ka deklaruar Gjini.


