Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar ekipin kombëtar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

 

Mundësit kuqezi siguruan tri medalje në këtë garë: një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Islam Dudaev u shpall kampion duke fituar medaljen e artë, ndërsa Zelimkhan Abakarov siguroi medaljen e argjendtë. Ardit Zeneli e përmbylli garën me medalje të bronztë.

“Shumë urime për ekipin tonë të mundjes për rezultatet entuziaste në Lojërat Mesdhetare të Tarantos! Suksese!”, shkroi Begaj në rrjeti social, Facebook.