Shkodra kundër hapjes së konsullatës serbe, flet organizatori i protestës (VIDEO)

Në Shkodër, të dielën u protestua kundër hapjes së konsullatës serbe në këtë bashki.

Në emisionin “Kosova Today”, organizatori i kësaj proteste, Ridi Osmani, deklaroi se kjo është protesta e tretë.

“Kërkesa jonë është e vendosur që kjo të mos ndodh. E kundërshtojmë, dhe do të ketë kundërshtime më të mëdha se kaq”, tha Osmani në Klan Kosova.

Ai shtoi se nuk ka ende asnjë komunikim me qeverinë shqiptare lidhur me këtë çështje.