Kurti nuk prononcohet për media pas takimit me liderët politikë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është prononcuar për media pas takimit me liderët e subjekteve politike.

Takimi, i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kishte në fokus tejkalimin e ngërçit institucional dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për presidentin.

Pas takimit, Haxhiu tha se Kurti ka theksuar se i ka votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit, ndërsa çështja kryesore mbetet marrëveshja për presidentin.

Megjithatë, Kurti nuk ka dhënë deklaratë për media pas përfundimit të takimit.