Zjarre të mëdha kanë përfshirë pjesë të Greqisë dhe Portugalisë, dhe aktualisht më shumë se një mijë zjarrfikës po punojnë për t’i shuar ato.
Në Portugalinë qendrore , në zonën Vouzela, më shumë se 1,200 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarrin që shpërtheu të enjten.
Sipas të dhënave nga shërbimi satelitor Copernicus i Bashkimit Evropian, zjarri deri më tani ka përfshirë rreth 12,000 hektarë tokë.
Për shkak të zjarrit, u dhanë urdhra për evakuimin e tre vendbanimeve, si dhe të institucionit ku janë të vendosur 157 persona me nevoja të veçanta.
Zjarret në GreqiRreth 160 zjarrfikës luftuan me zjarrin gjatë natës, por erërat e forta i vështirësojnë ndërhyrjet.









