Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Denion Meidani gjatë ditës së sotme është takuar në një drekë pune me kryetarin e komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shkruan Top24
“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks te reformat e domosdoshme, nga Kodi Zgjedhor te standardet e përfaqësimit. Dëgjova me vëmendje vlerësimet dhe këndvështrimet e tyre, sepse çdo reformë e qëndrueshme fillon me dialogun dhe me ata që i njohin sfidat nga afër. Me kryetarin Limani u ndalëm edhe te dinamikat zhvillimore në Komunën e Gostivarit, një komunë ku është gjithmonë kënaqësi të rikthehem dhe ku puna konkrete në terren flet më shumë se çdo deklaratë.” shkruan Meidani:


