Ambasadori Meidani takon profesoreshën Arta Toçi!

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, SH.T Denion Meidani sot ka pritur në takim profesoreshën Arta Toçi e cila më herët ka bartur edhe postin e zëvendësministres së punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut. Meidani dhe Toçi diskutuan për zhvillimet në rajon, sfidat e kohës sonë dhe rëndësinë e dialogut, dijes dhe institucioneve në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më demokratike dhe më europiane, shkruan Top24

“Kënaqësi të takohem me Prof. Dr. Arta Toçin, profesoreshë universitare dhe ish-zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 🤝
Gjithmonë frymëzuese të shkëmbesh mendime me njerëz që kanë lënë gjurmë si në akademi, ashtu edhe në jetën publike. Biseduam për zhvillimet në rajon, sfidat e kohës sonë dhe rëndësinë e dialogut, dijes dhe institucioneve në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më demokratike dhe më europiane. 🇦🇱🇲🇰🇪🇺
Takime të tilla konfirmojnë se idetë më të vlefshme lindin aty ku përvoja, argumenti dhe përkushtimi ndaj së mirës së përbashkët bëhen bashkë” shkruan ambasadori Meidani.