Zanfina dhe Ema Ismaili ‘shkrihen’ në përqafim të njëra-tjetrës, motrat duken mahnitëse

Zanfina dhe Ema Ismaili kanë tërhequr vëmendje me paraqitjen e tyre të fundit në rrjetet sociale.

Dy motrat janë shfaqur së bashku në një fotografi, ku duken të përqafuara me njëra-tjetrën.

Edhe pse prej kohësh është larguar nga muzika, Zanfina vazhdon të mbetet emër i njohur për publikun.

Ajo nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, por herë pas here publikon momente nga jeta e saj e përditshme.

Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, ajo shihet pranë motrës së saj, Emës.

Të dyja janë paraqitur elegante dhe në formë të mirë, duke reflektuar afërsinë që kanë mes tyre.