Humbje e madhe për sportet motorike, humb jetën në moshën 41-vjeçare rekordmeni absolut i NASCAR

Tragjedi në botën e sporteve motorike. Legjenda e NASCAR, Kyle Busch, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.

Busch, i cili garonte deri pak ditë më parë, u shtrua në spital këtë javë dhe nuk u shërua kurrë. “Me hidhërim të thellë dhe zemërthyer njoftojmë ndarjen nga jeta të Kyle Busch, dy herë kampion i Cup Series dhe një nga pilotët më të mëdhenj dhe më konkurrues të sportit tonë”, tha NASCAR në një deklaratë të postuar në mediat sociale.