Hamza i uron mirëseardhje Dërgutit në PDK: Aktiviste e dalluar, zonjë që për dekada i ka shërbyer Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka konfirmuar aderimin e aktivistes, Aida Dërguti në partinë e tij, shkruan Periskopi.

Hamza ka thënë se Dërguti është një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane.

“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Mirë se erdhe në PDK, Aida!”, ka shkruar ai.