Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Aleanca po vepron me shpejtësi për të siguruar buxhetet e nevojshme për forcat e armatosura.
Sipas tij, kjo ndodhi edhe për shkak të mungesës së informacionit paraprak, pasi Donald Trump zgjodhi të mos i njoftonte aleatët për të ruajtur elementin e surprizës.
Megjithatë, ai theksoi se aktualisht vendet evropiane po japin një mbështetje të konsiderueshme dhe po i përgjigjen kërkesave të Uashingtonit.
Rutte vlerësoi gjithashtu Mbretëria e Bashkuar për udhëheqjen e një koalicioni që synon të sigurojë kalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar këtë si shenjë të një “ndryshimi të mentalitetit” brenda Aleancës.


