Jusuf Zejneli rektori më i pa zë i Universitetit të Tetovës, UT-së i duhet një zë i ri!

Rektori i Universiteti i Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i cili mori këtë detyrë më 21 qershor 2023 mes shumë polemikash për një procedurë të konsideruar jo transparente duke sjellë kështu tërheqjen nga gara të dy kundërkandidatëve po i afrohet fundit të mandatit të tij si rektor i Universitetit të Tetovës, shkruan Top24.

Gjatë kësaj periudhe, Zejneli është cilësuar si një nga rektorët më pak të zëshëm të këtij universiteti, duke mos u shoqëruar me ndonjë zhvillim apo ngjarje të veçantë që do të linte gjurmë në institucion në drejtimin e tij me këtë tempull të dijes.

Mandati i tij po përmbyllet në të njëjtën frymë me të cilën u drejtua universiteti për tre vite me radhë, në heshtje dhe pa dinamizëm të theksuar publik.

Përfundimi i këtij mandati paraqet një moment reflektimi për institucionin, si dhe një mundësi për hapjen e një kapitulli të ri, me një drejtim më aktiv dhe një zë më të fuqishëm për të çuar përpara këtë tempull të dijes. Top24