Pas përfundimit të javës së 32-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur edhe 11-shen më të spikatur të kësaj jave. Në krye të saj është vendosur trajneri i Flamurtarit, Andi Ribaj, pas fitores 2-0 të vlonjatëve ndaj Egnatias.
Në portë është përzgjedhur Romeo Harizaj, i cili mbajti të paprekur portën e Vorës në sfidën përballë Vllaznisë. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Denis Gurishta (Vllaznia), Sembene (Partizani), Klevis Kasa (Elbasani) dhe Faton Neziri (Dinamo City).
Në majën e sulmit është vendosur Archange Bintsouka (Flamurtari), i cili u dallua me paraqitjen e tij në këtë javë të kampionatit.



