Presidenti i SHBA-së ka ndarë rregullisht mendimet dhe synimet e tij lidhur me luftën në Iran.
Këtë herë, Donald Trump përsëriti kritikat ndaj aleatëve perëndimorë, duke thënë se vendet e NATO-s nuk kanë bërë “absolutisht asnjë gjë” për të mbështetur përpjekjet e SHBA-së ndaj Iranit.
“Vendet e NATO-s nuk kanë bërë absolutisht asnjë gjë për të ndihmuar këtë komb të çmendur, tani ushtarakisht i shkatërruar, të Iranit. SHBA nuk ka nevojë për asgjë nga NATO, por ‘mos e harroni’ këtë moment shumë të rëndësishëm!”, tha ai.
Edhe pse pretendon se nuk ka nevojë për ndihmën e tyre, presidenti amerikan i ka kritikuar disa herë për faktin se nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar në luftën që kanë nisur Uashingtoni dhe Izraeli.


