Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, mbeti i bllokuar në Dubai me familjen e tij, ndërsa fluturimet u pezulluan pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Ministri u nis nga Roma të premten në mbrëmje me një fluturim civil për t’u bashkuar me familjen e tij, e cila tashmë ndodhej në Dubai me pushime.
Ai ishte planifikuar të kthehej në Itali të shtunën pasdite.
Ndryshe, më herët u publikuan pamje nga një zjarr që kishte shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont The Palm në Dubai, pasi thuhet se kanë rënë mbeturina nga qielli gjatë një sulmi me raketa iraniane.
Fotot tregojnë një flakë të madhe dhe tym që ngrihet nga jashtë ndërtesës. /telegrafi


